Site icon PORTALB

Gruevski nuk mendon të jep dorëheqje

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Qytetarët e zgjidhin se kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë, ka thënë kryeministri i tashëm i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një intervistë për të përditshmen prestigjioze austriake “Die Presse”.

I pyetur se a do të japë dorëheqje, ai theksoi se Qeveria e tij ka një mandat prej katër vitesh dhe se tani nga ky mandat ka kaluar vetëm një vit.

“Mandati ynë përfundon në katër vjet. Një tashmë mbaroi, kështu që ne kemi edhe tre vite tjera. Pavarësisht nga kjo, ne kemi rënë dakord për zgjedhje të reja, madje edhe deri në fund të korrikut, por opozita kërkon zgjedhje në prill të vitit të ardhshëm. Qytetarët duhet të zgjedhin se kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë”, tha Gruevski.

Exit mobile version