Shqiptarja kishte vdekur në 2014, familja vazhdonte e merrte pensionin

Kishte vdekur që në fillim të tetorit 2014 në Shqipëri, por në Pinerolo të Torinos INPS vazhdonte t’i jepte pensionin social.

Ka qenë Guardia di Finanza që ka zbuluar vjedhjen me mashtrim në dëm të INPS-it. Sipas policisë financiare, i biri L.A. i gruas së vdekur ka vazhduar të tërheqë pensionin social të saj që derdhej nga instituti i sigurimeve shoqërore italiane në një librezë postare. Duke i shkaktuar INPS-it një dëm prej 1.714 eurosh.

E nuk mbaron me kaq. Financierët kanë zbuluar se edhe i shoqi i të vdekurës, J.A., merrte një pension social në emër të tij, 568 euro në muaj. Edhe ky padrejtësisht. Nga kontrollet mbi të është vërejtur që burri nuk ka hyrë në Itali që nga korriku i vitit të shkuar, ndaj ka përfituar padrejtësisht nga INPS 5.672 euro.

Me sinnjalizimin e policisë financiare, INPS ka pezulluar të dyja pensionet e ka nisur procedurat për rikuperimin e rreth 7.500 eurove që atë e bir i kanë marrë pa pasur të drejtë. /shqiptariitalise

Lajme të ngjashme

Back to top button