Vuçiq: I gatshëm të nderoj viktimat e Srebrenicës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm të nderojë viktimat e Srebrenicës dhe se do të shkojë atje, “pa marrë parasysh rreziqet”.

“Në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm dhe serbët, si popull që ka vuajtur, për të treguar madhësinë e tyre, duhet të tregojnë pa mëdyshje se respektojnë vujatjen dhe dhimbjen e njerëzve të tjerë. Të nderojmë viktimat tona dhe të denigrojmë viktimat e të tjerëve, nuk çon askund”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq, megjithatë, ka thënë se Serbia nuk do të votojë për projekt-rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën, e cila është hartuar nga Britania.

Britania ka thënë se ka hartuar rezolutën për të reflektuar mbi dështimin e OKB-së për të parandaluar gjenocidin.

Në masakrën e Srebrenicës, në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Projekt-rezoluta pritet të diskutohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjatë javës së parë të korrikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button