Greqia pranë daljes nga BE dhe Eurozona, Cipras qan hallet me Putinin

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, tha nga Shën Pjetërburgu se qeveria dhe populli helen duan të rifitojnë sovranitetin, prandaj po bëjnë një luftë të vështirë me kreditorët ndërkombëtar.

Ndërkohë që ka shkuar në Rusi për të kërkuar ndihmë nga presidenti Vladimir Putin, Tsipras tha se në fund të gjithë do të jenë krenar për popullin grek.

Vizita e Tsipras në Rusi vjen një ditë pas dështimit të takimit të Eurogrupit, ndërsa të hënën liderët e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për një Samit urgjent, i cili do të jetë edhe shansi i fundit për të shmangur falimentin e Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button