Oer: Duhet një përgjigje institucionale për bisedat e përgjuara

Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer në një intervistë për REL theksoi se ndërmjetësimi evropian duhet që të vazhdoj, por se është e nevojshme edhe një përgjigje institucionale për bisedat e përgjuara, pasi që duhet të qartësohen të gjitha dallaveret që u zbuluan përmes tyre.

“Kur u takuam me kryetarin e Qeverisë u bë fjalë për bisedat e përgjuara, për funksionimin e medieve, si dhe për ngjarjet në Kumanovë dhe presim që të hapet një hetim preciz.
I theksova të gjitha këto gjëra, pasi që patëm përshtypjen se në Bruksel është përcjell përgjegjësia e gjetjes së zgjidhjes së krizës dhe se asgjë nuk presim nga shteti maqedonas, as nga institucionet maqedonase, për këtë arsye theksojë se dy proceset janë të rëndësishme”, theksoi Oer.

Lajme të ngjashme

Back to top button