BE kërkon një përfundim konstruktiv nga takimi i sotëm

­ Bashkimi Evropian pret rezultat konstruktiv në takimin e sotëm të katër liderëve politikë në Republikën e Maqedonisë, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, që do të sillte marrëveshje e cila në vete do të përfshinte edhe atë që veçmë është dakorduar në takimin me ndërmjetësimin e eurokomesarit për zgjerim, Johanes Han.

Siç njofton korrespodenti i MIA­s nga Brukseli, këtë porosi para pak kohe e dërgoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, në konferencën për shtyp në Bruksel, në suaza të takimit të liderëve në Shkup.

“Në takimin e sotëm të liderëve politik në Shkup, ndërmjetësues janë ambasadori i BE­së, si dhe ambasadori amerikan në vend. Ne presim rezultat konstruktiv dhe përkushtim të ripërtërirë të liderëve politik, përfshirë edhe marrëveshjen nga 2 qershori. Qëndrimet tona mbeten të pandryshuara dhe ne besojmë se në interes të vendit dhe njerëzve, kompromis i qëndrueshme politik nevojitet të arrihet dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë situatë”, porositi zëdhënësja e Qeverisë joformale të BE­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button