Ivanov në mes perceptimit dhe realitetit: Shifra, kompetenca, aktivitete dhe pritje

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov sërish u gjet në qendër të vëmendjes pas prezantimit të djeshëm në televizionin Telma. Rrjetat sociale shpërthejnë, duke ia apostrofuar gafat duke i krahasuar ato me të kaluarën.

Megjithatë, kjo hapi dilemën çfarë kompetenca dhe obligime, ndërsa kuptohet edhe çfarë detyra ka presidenti i shtetit të Maqedonisë.

Shifra dhe kompetenca

Për institucionin president i RM-së, këtë vit nga buxheti i shtetit janë ndarë mbi 1 milion euro gjegjësisht 1.154.308 euro.

Sipas kushtetutës, kompetencat e presidentit janë :

  • Ndan mandatin për përbërje të Qeverisë së RM;
  • I vendos dhe revokon ambasadorët dhe deputetët e RM jashtë vendit;
  • Pranon letrat akredituese nga diplomatët të huaj;
  • Propozon dy gjykatës në Gjykatën kushtetuese të RM;
  • Propozon dy anëtarë të Këshillit republikan gjyqësorë;
  • Emëron tre anëtarë të Këshillit të sigurisë së RM;
  • Propozon anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndër- nacionale;
  • Emëron dhe shkarkon edhe bartës tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet;
  • Ndan mirënjohje sipas ligjit;
  • Jep amnisti sipas ligjit dhe kryen poste tjera në përputhje me Kushtetutën.

Aktivitete:

Kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve të fundit të presidentit që janë publikuar në faqen zyrtare të internetit :

  • Takime me presidentin austriak Fisher dhe homologun serb, Nikoliq;
  • Takim me z. Erik Furnier, Drejtori për Evropë Kontinentale pranë MPJ-së së Republikës Franceze;
  •  Ivanov: Marrëveshja për periudhën e re qëndron në ndërtimin e besimit dhe sigurisë së rajonit (në “Samitin 100” në Portorozh);
  • Takim me z. Ivica Daciq, nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin e jashtëm të Serbisë;
  • Takim me Daniel Mitov, ministri i jashtëm i R. së Bullgarisë;
  • Urime deri te z. Vladimir Putin, presidenti i federatës ruse;
  • Fjalim me rastin e ndarjes së Kartës së RM për festivalin maqedonas të teatrit “Vojan Çernodrinski” “;
  • Fjalim në akademinë solemne “20 vite akademi ushtarake “;
  • Fjalim në akademinë solemne kushtuar Josip Juraj Shtrosmaer;
  • Fjalim në seancën e Këshillit të sigurisë.

Çfarë presin qytetarët:

Edhe pse, siç thotë vet, ka shumë pak kompetenca, megjithatë qytetarët nga presidenti presin më shumë nga ajo që ai bën për momentin.

  • T’i përfaqësoj interesat e tyre;
  • Të jetë korrigjues i partisë në pushtet;
  • Të ndërmjetësoj gjatë krizave.

Lajme të ngjashme

Back to top button