Kur dhimbjet e gjymtyrëve “parashikojnë” motin

Ndodh që, kur kemi dhimbje kockash dhe kyçesh, këtë gjendje e lidhim me motin. Më së shumti janë gjyshet apo nënat tona, të cilat bëjnë këtë interpretim. Madje, ato arrijnë të bëjnë edhe parashikime për motin, përmes dhimbjeve dhe gjendjes së rënduar të trupit.

Në mënyrë të vazhdueshme, sa herë që temperaturat pësojnë ulje, afrohen reshjet e shiut dhe borës, këta persona përjetojnë dhimbje të forta të gjymtyrëve të trupit.

Studimet e kryera në Japoni dhe në Boston, këtë fenomen e interpretojnë në mënyrë shkencore. Sipas tyre, personave që vuajnë nga artriti u ndodh të kenë dhe parashikime të tilla, të vërtetueshme shkencërisht.

Nëse trupi ka enjtje, inflamacion, apo dëmtim të mëparshëm të mekanikës së artikulacioneve; me uljen e presionit atmosferik, gazet dhe indet zgjerohen. Kjo perceptohet nga njerëzit si shtim i dhimbjes. Përveç kësaj, kur njerëzit kanë dhimbje kronike, ndonjëherë nervat bëhen më të ndjeshëm për shkak të dëmtimeve, inflamacionit apo adezioneve.

Me këtë mekanizëm lidhet dhe aftësia “parashikuese” e të sëmurëve me artrit, duke qenë se, përpara prishjes së motit, ka një rënie të presionit të ajrit, gjë që perceptohet si dhimbje nga këta të sëmurë.

Kështu që, përtej paragjykimeve, ndonjëherë duhet t’ua dëgjojmë gjysheve parashikimet e tyre për motin, edhe pse të bërë në mënyrë jo shkencore./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button