Grekët festojnë qëndrimin në BE (Foto)

Qëndrimin e Greqisë në Bashkimin Europian dhe në zonën e euros, kanë kërkuar mijëra qytetarë grekë që iu përgjigjën thirrjes së bërë në rrjetet sociale, dhe manifesatuan të enjten pasdite në sheshin Syntagma.

Duke mbajtur në duar flamuj grekë, por edhe të BE dhe me parrullë qendrore “Mbesim në Europë”, demonstruesit donin të shprehnin shqetësimin e tyre për zhvillimet në negociatat e Greqisë me partnerët, transmeton Indeksonline.

Qytetarët nisën të grumbulloheshin rreth orës 19:30 në sheshin Syntagma, por shumë shpejt u zhvendosën para parlamentit. Madje shumë prej tyre u ngjitën në shkallët e jashtme të parlamentit dhe ndenjtën aty për shumë kohë.

Përveç flamujve, demonstruesit mbanin edhe banderola të shkruajtura në greqisht e në anglisht, me parrulla në favor të qëndrimit të Greqisë në euro.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin shumë prej kuadrove të Demokracisë së Re dhe të partisë To Potami./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button