Rama-Fevziut: Dukesh sikur ke lenë lekët në bixhoz

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut mbrëmjen e së mërkurës.

Ai është pyetur për një sërë çështjes, që nga video e Qazim Sejdinit, të cilën tha se beson se është nxjerrë nga konteksti, deri tek Elvis Roshi, për të të cilin u shpreh se nuk është dënuar asnjëherë.

Rama ndërkohë i është kthyer disa herë me thumba Fevziut dhe madje në një moment edhe duke i thënë të heshtë, për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta të tij. “Boll më, se je i lodhur fare. Dukesh sikur ke lenë lekët në bixhoz, kështu më shkruan njëri me sms. Çfarë ke kështu sot, se nuk je në vete? Dhe boll e lëvize atë dorën, se dukesh keq”, i ka thënë Rama, Fevziut.

Lajme të ngjashme

Back to top button