Site icon PORTALB

Gjermania ofron mundësi punësimi (VIDEO)

Gjermania punëson kosovarë

Derisa në Kosovë nuk ka mundësi të mjaftueshmë për punësimin e të rinjve, ata i kanë mbështetur shpresat në një ofertë gjermane. Në kuadër të një projekti të Odës Ekonomike Gjermane po realizohet një projekt punësimi për kosovarët, transmeton “Zëri”.

Interesimi ishte i madh. Ashtu që nga gjithsej 550 personat që aplikuan, 240 prej tyre i plotësuan kushtet. Pas testimit sot edhe u intervistuan.

Punëdhënësi gjerman, Erhard Lupprich theksoi “Jemi këtu për të përzgjedhur më të mirët që janë të interesuar për të punuar në fushën e ndërtimtarisë… është një rast i mirë për të rinjtë të aftësohen në Gjermani e më vonë atë përvojë ta sjellin këtu”.

Për ndryshe të përzgjedhurit do të fitojnë punësim në Gjermani për tre vjet e gjysmë dhe më pas me mbështetjen e Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale do të mund të kthehen në Kosovë. /Portalb.mk

Exit mobile version