Kumanovë, emigrantët hapin zemrat për Portalb, Xhamia mbetet streha e tyre

Xhamia e qytetit të Kumanovës aktualisht është shndërruar në strehë të emigrantëve sirian.
1

Emigrantët nuk hezitojnë aspak të rrëfejnë historitë e tyre. “Jemi nga Siria. Jemi grup prej 35 personash. Dje kemi ardhur nga Gjevgjelia. U ndalëm këtu sa për të pushuar. Do të shkojmë në Gjermani, me autobus.”- tha njëri prej emigrantëve. Dhe poashtu sqaroi se e synojnë Gjermaninë si destinacion të fundit, pasi që atje ofrohen kushte më të mira për emigrantët, biles edhe punësime. “Jemi shumë të mërzitur, kemi lënë vendlindjen. Kemi braktisur gjithçka që kishim. Atje bëhet luftë e tmerrshme.”-shtoi ai.

Një djalë i mitur rrëfeu se ishte bashkë me familjarë të tjerë, ndërsa prindërit i kishte në Stamboll. Ndryshe nga deklaratat e zakonshme një 40 vjeçar u shpreh në këtë mënyrë “Ne jemi shumë të lumtur. Kurrë se kemi menduar se gjatë rrugës do të takojmë njerëz kaq të mirë. Të gjithë njerëzit na ndihmojnë. Na ndihmojnë me gjithçka, definitivisht me gjithçka… me ushqim, pije, rroba, mjekim.”pyetjes se për çfarë kanë më së shumti nevojë, shumë i bindur iu përgjigj: ”Tashmë nuk kemi nevoj për asgjë, pasi pushuam duam vetëm të arrijmë deri në Serbi pa probleme e prej aty në shtetet perëndimore.”

4

Mjeku, D-r Llokman Rexhepi pasi i kontrolloi disa prej emigrantëve, për Portalb deklaroi se “Shumica e emigrantëve kanë probleme në pjesën plantare të këmbëve, pra dëmtime në shputë, kjo për shkak të ecjes së gjatë. Por në mesin e të kontrolluarve është një vajzë me probleme asmatike dhe disa fëmijë të dehidruar e me viroza, që nënkupton temperaturë, ethe, kollitje.” Ndërkohë një grup të rinjsh po ua trajtojnë plagët emigrantëve me dezinfektues dhe u ofrojnë tableta kundër dhimbjeve.

2

5

Përveç aksioneve të shoqatave të ndryshme, kumanovarët kanë gatuar ushqime në shtëpi dhe ua kanë shërbyer të strehuarve në xhaminë e qytetit.

“Thjeshtë nuk mund të rrimë pa u solidarizuar. Edhepse ne po agjërojmë, e kuptojmë se sa keq mund të ndjehen ata si myslimanë, që nuk munden të agjërojnë në këtë ditë të parë të Ramazanit”- deklaroi një prej qytetarëve që ndante ushqim. Ata thonë se këtë veprim vullnetar do të vazhdojnë ta praktikojnë edhe në ditët në vijim.

Nga shoqata Vizioni M, dega Kumanovë bëjnë të ditur se pikërisht pranë xhamisë për sonte është organizuar iftar i parbashkët me emigrantët dhe do të ketë ushqim për 200 persona./Portalb.mk

6

Lajme të ngjashme

Back to top button