Site icon PORTALB

Plazhet e preferuara shqiptare (FOTO)

Himarë

Himarë

Zgjedhja e lexuesve të Class për të kaluar pushimet.

Himarë

Plazhet e jugut të Shqipërisë janë vendet më të preferuara për të kaluar pushimet. Ky është rezultati i sondazhit të publikuar pak ditë më parë për të gjithë lexuesit e revistës Class. Shqipëria e Jugut ofron vende fantastike, të cilat janë të frekuentuara jo vetëm nga turistët shqiptarë, por edhe ata të huaj.

Ksamil

Vetëm pak javë më parë, Riviera Shqiptare është renditur në top listën e vendeve që nuk duhen lënë pa vizituar këtë vit nga britanikja “Daily Mail”.

Ksamil

Një udhëtim në vendet më të mrekullueshme turistike jugore gjatë verës, në plazhet  e Ksamilit, Sarandës, Lukovës, Borshit, Qeparoit, Porto Palermos, Himarës, Jalës, Dhërmiut, Orikumit dhe Vlorës, do të ishte një udhëtim i paharruar për këdo që pushimet zgjedh t’i kalojë në disa vende.

Sarandë
Vlorë
Vlorë
Saranda

Në vend të dytë të kësaj renditjeje janë paketat ‘all inclusive’, të cilave kanë filluar t’ua ndjejnë lezetin edhe turistët shqiptarë. Vendet që ofrojnë çdo vit pakteta të tilla dhe që janë ekonomike edhe për ekonominë shqiptare janë Turqia, Greqia, Italia, Mali i Zi etj.

Exit mobile version