Hilal vazhdoi me karavanin humanitar në mujain e Ramazanit

Në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Organizata Humanitare Hilal vazhdoi me karavanin humanitar duke organizuari shpërndarjen  e ndihmave në produkte ushqimore dhe materiale sanitare, për nevojtarët në rajonin e Myftinisë së Shkupit.

Ky aksion u realizua në objektin e Fakultetit të Shkencave Islame në prezencën e Myftiut të Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi dhe operativës së myftinisë, të cilët u angazhuan gjatë tërë procesit të shpërndarjes së organizuar të 1000 paketave humanitare

“Do të ndahen afro 1 mijë pako. Ndihmat do të ndahen në tri pjesë. Pjesa e parë në fillim pjesë e dytë në mes dhe në fund të Ramazanit, kështu që njerëzit tonë që kanë nevojë mos ta vërejnë mungesën. Ndihmat do të ndahen në 4 territore, në Derven, në Shkup, në rrethinën e Haraçinës dhe në Karshiakës.” tha mes tjerash Myftiu Jusufi.

Ndërkohë, kryetari i organizatës humanitare Hilal, Mustafa ef. Dauti tha se aktivitete të tilla do të organizohen gjatë gjithë muajit të Ramazanit dhe në tërë territorin e Maqedonisë.

“Ne si organizatë humanitere Hilal kemi paraparë një sërë aktivitetesh që do të organizojmë gjatë këtij muaji. Janë planifikuar 25 aksione humanitare në tërë territorin e Maqedonisë. Ne si organizatë kemi degë të shtrira gjithandej ku janë dhe myftinjtë e BFI – së. Numrin dhe specifikacionin apo kërkesën nga çdo myftini e kemi të dërguar në qendrën tonë. Bëhet fjalë për 3000 pako të dedikuara për 3000 familje dhe mendojmë që sado pak do tua lehtësojmë qytetarëve në nevojë gjendjen me të cilën ballafaqohen”, tha ef. Dauti i cili më tej shtoi se ky aksion humanitar është ndihmuar edhe nga Drejtoria e Vakëfit të Turqisë, por edhe nga kompani të tjera të interesuara për bamirësi.

Sipas parashikimeve, llogaritet që brenda një kohë të shkurtër të ndihmohen rreth 10 mijë familje në Maqedoni të cilat kanë nevojë thelbësore për produkte ushqimore dhe higjienike.

Hilal vazhdoi me karavanin humanitar në mujain e Ramazanit
Hilal vazhdoi me karavanin humanitar në mujain e Ramazanit

Lajme të ngjashme

Back to top button