Site icon PORTALB

Pogba kërkohet nga Reali, Zidane: Është i jashtëzakonshëm

Allegri dhe Pogba

Allegri dhe Pogba

Skuadra e Real Madridit, kërkon transferimin e mesfushorit francez të Juventusit, Paul Pogba.

Tash e disa javë anëtarët e bordit drejtues të klubit madrilen e kanë këshilluar presidentin e klubit Florentino Perez për transferimin e Paul Pogba në Santiago Bernabeu.

Se të gjithë në kampin e Real Madridit janë për transferimin e mesfushorit francez të Juvenusit në Santiago Bernabeu këtë e dëshmon edhe deklarata e legjendës Zinedin Zidane.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Më pëlqen shumë sepse është i kompletuar”.

“Shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij, natyrisht edhe Real Madridi”.

Talenti francez Pogba ka një çmim që sillet prej 80-90 milionë euro, shumë kjo normale në tregun e sotëm të transferimeve.

Përpos Realit, në luftë për shërbimet e Pogbas janë edhe shumë skuadra të mëdha evropiane./ Portalb

Exit mobile version