Vendimi i Gjykatës amerikanë: Pas 11 shtatorit janë shkelur të drejtat e muslimanëve në SHBA
Të drejtat e shumë arabëve dhe muslimanëve të cilët ishin ndaluar në kuadër të luftës kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të shkelura, konstatim ky sipas vendimit të gjykatës në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit të Gjykatës së 2-të të Apelit, disa zyrtarë të sigurisë, të kryesuar nga presidenti i atëhershëm George W. Bush, në mesin e të cilëve ishte i përfshirë ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Mueller dhe më pas sekretari i Drejtësisë John Ashcroft, me pretekst të luftës kundër terrorizmit kanë shkelur të drejtat e shumë arabëve dhe muslimanëve duke shkelur kështu edhe Kushtetutën e SHBA-së.
Ashcroft, Mueller dhe ish-drejtori i zyrës së imigrimit James Ziglar, pas 11 shtatorit të vitit 2001 kishin ndaluar një numër të madh të meshkujve në New York dhe New Jersey, shumica prej tyre, muslimanë, dhe për muaj kanë shkelur të drejtat e tyre.
Këtë proces gjyqësor për herë të parë 13 vjet më parë e nisi organizata jo-qeveritare Qendra e të Drejtave Kushtetuese (CCR), me seli në New York. Avokatja e CCR-së Rachel Meeropol lidhur me vendimin deklaroi:
“Gjykata ka përdorur këtë mundësi për t’i përkujtuar njerëzit, qofshin ata shtetas apo jo, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit nuk duhet të sakrifikohen në emër të histerisë së sigurisë kombëtare”.
Kujtojmë se, më 11 shtator 2011 në orët e mëngjesit kanë ndodhur sulmet e koordinuara terroriste të Al-Kaedës në New York dhe Washington të cilët janë kryer nga 19 pjesëtarë të Al-Kaedës me katër avion të rrëmbyer pasagjerësh në fluturimet transkontinentale nga bregu lindor drejt bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Dy avionët e parë goditën Qendrën Botërore Tregtare (WTC) në New York, ndërsa i treti në Pentagon, ndërkohë që i katërti u rrëzua në Somerset County në Pennsylvania.