Site icon PORTALB

Vizioni M në Kumanovë shpërndau fletushka e hurma për Ramazan

Vizioni M Kumanovë shpërndau fletushka e hurma për Ramazan

Vizioni M Kumanovë shpërndau fletushka e hurma për Ramazan

Me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit, sot Shoqata Kulturore Vizioni M Dega Kumanovë shpërndau fletushka të bashkangjitura me hurma, si simbol i këtij muaji të agjërimit. Të gjitha këto ishin përgatitur me shumë kujdes nga aktivistët e shoqatës dhe ishin vendosur në pako të zbukuruara.

Fletushkat përmbanin sqarime shkencore rreth dobisë së këtij muaji dhe të njejtat iu shpërndanë edhe bashkëqytetarëve maqedonas, pasi teksti ishte edhe në gjuhën maqedonase.

Aksioni u realizua në tre pika kryesore në Kumanovë, edhe atë pranë Musli Market, STC market dhe në Qendër të qytetit.



“Këtë vit është hera e dytë që po realizohet ky aktivitet. Dhe shpresoj se do të shndërrohet në traditë”- u shpreh një aktiviste.

Exit mobile version