Site icon PORTALB

Hani konfirmon bisedën me Ahmetin, thotë se mediat e keqinterpretuan

Tahir Hani

Tahir Hani

Tair Hani konfirmoi autencitetin e bisedës së pulikuar nga LSDM-ja për të cilën thotë se i përket periudhës kur ai sapo ishte emëruar zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Hani, ishte një nga eksonentët e lartë të BDI-së, të cilit lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev i publikoi bisedën telefonike me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, raporton strugalajm.

Hani i quan tendencioze keqintrepretimet e kësaj bisede nga një pjesë e medias, duke u shprehur se ai është i hapur që LSDM-ja, të publikojë të gjitha bisedat sepse në punën e tij në funksionet publike, prioritet ka qenë vetëm përfaqësimi i drejtë, miratimi i ligjeve apo afirmimi i  mekanizmave në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, si dhe avancimi i kuadrove dhe realizimi i projekteve në dobi të qytetarëve.

‘’Biseda me kryetarin Ali Ahmeti është menjëherë pas emërimit si zv/ministës në MTL në të cilën ministri deri atëherë nuk ka pasur asnjë përfaqësues shqiptar. Si sekretar shtetëror, zv/ministër apo ministër, trajtimi problematikave me kryetarin ka qenë i përhershëm dhe në funksion të punës dhe detyrave. Jo rastësisht si rezultat i këtij komunikimi dhe mbështetjes së kryetarit, nuk kanë munguar edhe rezultatet si: 10 punësime të reja në MTL, që ndikuan në përfaqësimin e drejtë dhe proporcional në këtë ministri, tre anëtarë në Komisionet e MTL me  parimin e përcjelljeve dhe pjesmarrjes së përhershme në grupe pune. Gjithashtu, kthimi i 250 000 eurove Komunes së Likovës për ujësjellësin, gjë që mund të dëshmoj kjo e fundit,asfaltimi i rrugës së Kalishtës, asfaltimi  i një rruge lokale në Kërcovë, hapja e tenderit për ujësjellësin e Kërcovës. Fillimi i rehabilitimit të rrugës Gostivar-Bogovinë-Tetovë, realizimi i projektit të fizibilitet-studimit për rrugën Tetovë –Gostivar’’, ka deklaruar Hani.

Exit mobile version