Mrekulli: Kanguri mbijetoi 4 ditë, me një shigjetë të ngulur në kokë

Një kangur ka mbijetuar për 4 ditë duke e pasur një shigjetë të ngulur në kokë, pasi u qëllua në Queensland, të Australisë.

“Pasi kanguri u kap sot, u kuptua se ishte nënë e një kanguri të vogël që e mbante me vete”- deklaruan nga Kopshti Zoologjik i Australisë.

Mjekët e operuan kafshën e lënduar, duke ia hequr shigjetën e cila kishte depërtuar në kafkë afër trurit. Shigjeta “kishte depërtuar në kafkë, vetëm disa milimetra mbi gropën e syrit dhe nervat optike”- thuhet në deklaratën e Kopshtit Zoologjik. Ata thanë se kafsha qëndroi e qetë që nga momenti kur u kap, gjatë operimit e po ashtu edhe kur u lëshua bashkë me të voglin e saj në pyll.

Në deklaratë gjithashtu theksohet “Kjo lloj mizorie e paramenduar drejt kafshëve është e tmerrshme, ilegale dhe do të mund të shkaktonte një vdekje të ngadalshme e të dhimbshme si për kengurin nënë ashtu edhe për të voglin e saj”./Portalb
_83678122_c1533b_kangaroopatient_australiazoowildlifehospital

Lajme të ngjashme

Back to top button