Tragjedi: Shembja e ballkonit u mori jetën 6 të rinjve (VIDEO)

Mbrëmë pas mesnate u shemb ballkoni i një ndërtese në Berkeley në Kaliforni dhe u mori jetën 6 të rinjve e mbetën të lënduar 8 të tjerë. Kjo tragjedi ndodhi përderisa të rinjtë po festonin ditëlindjen e njërit prej tyre, transmeton BBC.

Të vdekurit quheshin: Ashley Donohoe (22), Olivia Burke (21), Eoghan Culligan (21), Niccolai Schuster (21), Lorcan Miller (21) dhe Eimear Walsh (21).

Përveç Ashley Donohoes që ishte vendase, 5 të vdekurit e tjerë ishin studentë nga Irlanda. Autoritetet irlandeze nuk kursyen ndihmën ndaj familjeve të studentëve të vdekur për të arritur sa më shpejtë pranë kufomave. Ndërkohë gjendja kritike e të lënduarve le të dyshohet se numri i viktimave mund të rritet akoma.
tragjedi-1
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimin, por besohet se ballkoni nuk kishte të bëjë me ndonjë ndërtim të kundërligjshëm, ashtu që mbingarkesa e ballkonit mbetet i vetmi shkak i ishembjes së tij. Pranë vendngjarjes po vendosen buqeta lulesh./Portalb
balconyflowers

Lajme të ngjashme

Back to top button