Në pritje që të zgjidhet dilema dhe hapësira nga përgjigjet e sakta për atë se çfarë do të vijojë pas fiaskos së bisedimeve në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, këto ditë po shtohen pyetjet për të cilat nuk ka përgjigje të saktë. Mund të thuhet se në vend të zgjidhjeve të sigurta, javët e fundit sa më shumë ka pyetje pa përgjigje.
A do të vazhdojnë?
Me siguri- po. Të gjitha palët, edhe Zaev edhe Gruevski, por edhe përfaqësuesit e BE-së, thonë se “dyert ende janë të hapur”. Prognozat e të gjithëve janë se duhet të ndërpritet e gjithë kjo në këtë fazë. Gruevski pranoi dorëheqjet e Mijalkov, Janakieski dhe Jankulloskës, u pajtua të ulet në tavolinë biseduese edhe në Shkup edhe në Bruksel. Zaev vuri firmën e tij se nuk do të publikoj më “bomba”, se do të kthehet në Kuvend dhe se do të filloj të negociojë. BE “hodhi karotën” me datën e mundshme për bisedime në vjeshtë dhe “goditi me shkop” për anulim të mundshme të rekomandimit në raportin e ardhshëm, me çka do të bëjmë hap prapa në procesin e afrimit drejt BE-së për disa vite. E gjithë kjo vështirë se mund të hedhet në ujë.
Kur do të vazhdojnë?
Java po kalon shumë shpejtë, edhe pse nuk përjashtohet kah fundi, në Klubin e deputetëve, të ketë takim tjetër. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë fillimi i javës së ardhshme është data më e sigurt. Zaev dje dy herë tha se kjo do të ishte në dhjetë ditët e ardhshëm “ose që mos të mundohemi më shumë”.
Ku do të vazhdojnë?
Përgjigja fillestare do të ishte në Shkup e më pas, nëse ka avancim dhe zhvendosje nga linjat paraprake, do të shkohet në Bruksel. As Han e as BE nuk do të lejojnë të ketë fiasko të dytë dhe do të ulen në tavolinë me aktorët e Maqedonisë vetëm me garanci të forta se marrëveshje- çfarëdo qoftë- do të ketë!
Kush do t’i udhëheq?
Sërish ekipi i njëjtë Han- Uajgl- Kukan- Houit- Leroa. Largimi i ndonjërit prej tyre do të thotë se nuk kanë arritur sukses dhe kjo nuk do t’i sjell pikë askujt.
Kush do të negocioj?
Me siguri Gruevski- Zaev- Ahmeti- Thaçi.
A vlen marrëveshje e 2 qershorit?
Duket se vlen vetëm në letër. Nuk e verifikuan në Bruksel, Zaev shkeli fjalën e tij lidhur me “bombat” dje, nuk u kthye në Kuvend ndërsa për zgjedhjet të parakohshme parlamentare vitin tjetër thuajse fare nuk flitet.
A vlen marrëveshja për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit 2016?
Njësoj si më lartë. Vetëm në letër. Të dy palët luajnë “symbyllur” dhe i zhvendosin muajt që iu nevojiten për t’u përgatitur. Gruevski sikur ka hyr në fazën e përgatitjes me aktivitetet kuazi- parazgjedhore këtë javë. LSDM objektivisht nuk ka energji ta bëj këtë, kështu që, nga pikëpamja e tyre është e logjikshme që “zvarritin” për datë të mëtutjeshme dhe për largim sa më të shpejtë të Gruevskit.
A do të përfshihen amerikanët?
Në paralajmërimet e paqarta që paraqiten nga burime të ndryshme dhe gjithashtu në njoftimet e paqarta nga ambasada amerikane për përfshirjen eventuale të ndihmëses së sekretarit shtetëror të SHBA-së, Viktoria Nuland, mund vetëm të supozohet se ideja e tillë qëndron pezull. Në këtë moment, nëse Nuland e merr rolin e ndërmjetësuesit, kjo do të ketë dy efekte: BE do të pranoj se “nuk ka lidhje për asgjë” dhe se rolin ia lëshon SHBA-së dhe do të thotë se marrëveshja do të “vizatohet” në Uashington e jo në Shkup apo Bruksel. Amerikanët nuk do të lejojnë person siç është Nuland të përfshihet pa garanci të mëparshme se do të arrihet marrëveshje dhe pa pasur marrëveshje paraprake për orarin e ngjarjeve dhe veglave me të cilat do të arrihej kjo.