Lëvizja BESA: Urime muajin e agjërimit

Me rastin e ardhjes së muajit të agjërimit, Lëvizja BESA të gjithë besimtarëve myslimanë ne vend ua uron muajin e bekuar të Ramazanit, duke u lutur që ky muaj t’i mbulojë me përshpirtshmëri, solidaritet, sakrificë e dashuri.

Urojmë që Ramazani të jetë një shteg, përmes të cilit besimtarët myslimanë do të edukohen për jetësimin e vlerave të larta islame e njerëzore, por edhe për të mirën e gjithmbarshme shoqërore e kombëtare. Urojmë që agjërimi të jetë edhe një mësim se si të sakrifikojmë që këto vlera të mbisundojnë edhe në botën tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button