Serbia shtrin hekurudhën deri tek ura e Ibrit

Hekurudhat e Kosovës në veri brenda pak ditësh pritet të vihen në dispozicion të hekurudhës serbe e cila ka filluar të bëjë investimet e para në atë pjesë.

Ndërkaq, në institucionin që mbikëqyrin infrastrukturën hekurudhore të Kosovës, “Infrakos” ndjehen të pafuqishëm për ta ndalur një dukuri të tillë. Menaxheri i përgjithshëm i hekurudhave të Serbisë, Dragolub Simonoviq ka bërë të ditur se linja e trenit Kralevë-Zveçan pritet të zgjerohet deri në urën e lumit Ibër në veri.

Sa i përket ndërtimit të stacionit të ri hekurudhor, Simonoviq ka thënë se punimet janë bërë në bashkëpunim me ministrin pa Portofol për Kosovën. Sipas Simonoviq, hekurudhat në Mitrovicë nuk janë përdorur tash e një kohë të gjatë dhe se ato është e nevojshme të pastrohet nga barërat e këqija dhe të riparohet për trafik.

“Pastrimi i binarëve ka marrë më shumë kohë se që ishe menduar”, ka thënë Simonoviq. Ai në fund ka dërguar një mesazh për banorët e veriut se kudo që ka hekurudha të Serbisë do të ketë investime të tilla. E pastrimin e hapësirës afër binarëve e ka konfirmuar edhe drejtori i “Infrakos-it”, Agron Thaçi/ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button