Site icon PORTALB

Studentët e USHT-së e realizuan në Durrës pjesën praktike për turizëm (FOTO)

Studentët e USHT-së e realizuan në Durrës pjesën praktike për turizëm

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës e realizuan me sukses pjesën praktike në kuadër të lëndës Aktivitetet avantureske dhe turizëm.

Rreth 40 studentë mësimin praktik e ndoqën plot dhjetë ditë radhazi në qytetin e Durrësit në Republikën e Shqipërisë.

Ligjëruesi  i kësaj lënde, Doc. dr. Haki Ismaili theksoi se gjatë realizimit të mësimit praktik studentët kanë pasur mundësi që të gjitha njohuritë që i kanë fituar nga mësimi teorik gjatë semestrit t’i zbatojnë gjatë punës praktike.

,,Në kuadër të lëndës Aktivitetet avantureske dhe turizëm, të cilën studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike e ndjekin në semestrin e katërt të studimeve, e pamë të arsyeshme që mësimin praktik ta realizojmë në qytetin e Durrësit.

Qëllimi i ardhjes sonë këtu është që studentët të cilët e kanë ndjekur këtë lëndë, atë që e kanë dëgjuar në teori ta zbatojnë edhe në praktikë. Për dhjetë ditë me radhë studentët i kanë kryer me sukses të gjitha aktivitetet dhe shpresojmë se kjo do t’u ndihmojë atyre në aspektin profesional.

Studentët për çdo mëngjes kanë bërë marshutë rreth plazhit të Durrësit, duke ecur 25 kilometra, ndërsa gjatë pasditës ata kanë zhvilluar lojë në beach-volej dhe kanë luajtur lojëra elementare dhe lojëra popullore të ndryshme”, tha Doc. dr. Haki Ismaili.

Në mbajtjen e praktikës në kuadër të lëndës Aktivitetet avantureske dhe turizëm, përveç ligjëruesit të lëndës, Doc. dr. Haki Ismaili, studentët gjatë trajnimeve janë ndihmuar edhe nga asistentët, Mr. sc. Kastriot Shaqiri, Mr. sc. Agim Rexhepi dhe Mr. sc. Dardan Dehari.

Exit mobile version