Zhernovski: “Bombat” e radhës për BDI-në
Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, partner koalicioni i LSDM-së, theksoi se një nga “bombat” e ardhshme pritet të ketë në qendër BDI-në dhe funksionarët e saj.
‘Dëgjova nga ambasadorët se Ahmeti ka qenë konstruktiv në bisedime, por e di gjithashtu se së shpejti një nga poentat kryesore të bombave do të jenë ndodhitë në BDI. Pra të presim çfarë reagime do të nxisë kjo, e pastaj të analizojmë kush si do të prezantohet më tej në skenën politike’, tha Andrej Zhernovski, PLD.