BB: Shqipëria dhe rajoni ndikohen nga kriza greke

Stresi financiar dhe situata ekonomike e tanishme e Greqisë paraqet një risk shtesë për mjedisin në rajon, thekson Banka Botërore në raportin e saj të fundit për “Perspektivat globale ekonomike”.
Megjithatë, bankat e huaja të ekspozuara ndaj borxhit grek kanë rënë ndjeshëm, shkruan BB.
Por çështja e vulnerabilitetit nuk është shuar ende mes shteteve.

Sistemi bankar në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Rumani dhe në Serbi, thekson raporti, mbetet vulnerabël ndaj prekjes së krizës nëpërmjet filialeve të konsiderueshme lokale të bankave greke.

Në Shqipëri, 18 % e aseteve bankare mbahen nga bankat greke, duke prezantuar kështu një risk potencial për sistemin bankar. Ndërsa remitancat e ardhura nga shteti helen përbëjnë 3.7 % të PBB-së së vendit tonë.

Ndërsa në Bullgari, ekspozimi i Greqisë mes tregtisë ka rënë këto vitet e fundit, por është ende i rëndësishëm. Eksportet në Greqi ranë nga 4.1 % e PBB-së që ishte më 2008, deri në 3.6 % më 2014.
Një faktor tjetër që rrit vulnerabilitetin e rajonit janë edhe kushtet e pafavorshme të motit, që kanë shkaktuar jo pak përmbytje në Shqipëri, Bosnje dhe Serbi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button