Thaçi vizitë zyrtare në Norvegji

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, sot e nesër do të jetë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë.

Gjatë qëndrimit dyditor në Oslo, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Børge Brende, me ministrin për Zonën Ekonomike Evropiane dhe për Çështje të BE-së, Vidar Helgesen, si dhe me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Norvegjisë në Stortinget.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të shoqërohet edhe nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Institutin Norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kurse në fund do të marrë pjesë në Forumin “Oslo 2015”.

Lajme të ngjashme

Back to top button