Ademi shënoi për Maqedoninë që vazhdon me disfata

Në sfidën e Grupit E, Sllovakia ka triumfuar me rezultat të ngushtë 2:1 kundër reprezentacionit të Maqedonisë, e cila vazhdon që 5 vite me radhë të mos shijojë ndonjë fitore ne fushë kundërshtare. Për Maqedoninë golin e vetëm e ka shënuar Arijan Ademi.

Përfaqësuesja e Spanjës ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme 1:0 në udhëtim kundër Bjellorusisë. David Silva ishte autori i golit të vetëm dhe të fitores për spanjollët në këtë sfidë në minutën 45’.

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, edhe njëherë është treguar hero për Përfaqësuesen e Zvicrës. Shaqiri shënoi golin e fitores 2:1 të helvetikëve në sfidën kundër lituanezëve në minutën 84’.
Titullar për Zvicrën në këtë sfidë ishin edhe Granit Xhaka, Valon Behrami, teksa si zëvendësues ishin Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi.

Suedia shënoi fitore 3:1 kundër Malit të Zi, ku shkëlqeu Zlatan Ibrahimoviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button