Terroristët e Gazi-Babës

Sot duke u kthyer nga qyteti i Negotinës, kishte një numër shumë i madh i emigrantëve të cilët ecnin rrugës në këmbë, pa buk e pa ujë, drejt rrugës së shpresës. Disa ishin me biçikleta, disa në këmbë e disa të ngarkuar me fëmijë në shpinë. Nëse në burgun e Gazi-Babës ndodhen katërqind emigrantë, unë sot shikova dyfish më shumë në numër. Ata paturpësisht ecnin nëpër rrugë, ata nuk janë burra të pazot e gra të pazonja por ato kanë labërguar nga vendlindja e tyre në kërkim të shpresës. Fërshëllima e makinave nuk kuptonte frikë por shpresë se mos vallë do të ndalet ndonjë zemërgjërë e t’ia lehtëson disa kilometra rrugën pa rrugë.  Ku do të shkojnë tërë ata emigrantë ? Mos vallë kanë kuptuar numrin nga Maqedonia që merrnin udhë prej këtu deri atje për të luftuar për ato e për t’iu ndihmuar atyre e tash vijnë këtu në strofullën tonë të bamirësisë!

Bun-i, i thonë një kasolle stanarësh në bjeshkë, mbuluar me dërrasa e me gjethe, kështu që buni-i do jetë pritja e Maqedonisë ndaj këtyre emigrantëve dhe burgu Gazi-Babës do jetë pritja e vendit tonë ndaj tyre.

Derisa ne përlugtohemi me luksuze të ndryshme, atyre që u mungon ngrënia e pija përfundojnë në burg. E gjitha vëmendja e gazetarëve është tek numrimi i viktimave shqiptar në luftërat e vendeve konfliktuoze muslimane, tërë ky fokus mediatik dhe shkuarja e djelmoshave në ato luftëra, a thua kjo është arsyeja e emigrantëve këtu ?! Po duar-kryqësia ynë ndaj emigrantëve musliman në folenë tonë …. e ne i shikojmë sikur në ato filma të afrikanëve të robëruar.

Shikojmë rrëmbimthi se si janë rrëmbyer.

A thua a jemi njerëz ne, a janë njerëz ata apo të ashtuquajturit terroristë të ardhur këtu me fëmijë në krahë apo gjithçka është një objektivizëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button