16 fakte rreth sëmundjes së autizmit që prindërit duhet t’i dinë.
1.Autizmi në ditët e sotme prek 1 në 88 vajza dhe 1 në 54 djem
2.Shifrat e prevalencës së Autizmit janë në rritje
3.Autizmi është paaftësi serioze zhvillimore që po pëson rritjen më të shpejtë në SHBA
4.Autizmi i kushton mesatarisht një familjeje 60.000 $ në vit
5.Autizmi merr më pak se 5% të financimit të kërkimit të sëmundjeve shumë më pak të përhapura të fëmijërisë
6.Djemtë janë gati pesë herë më shumë të predispozuar sesa vajzat që të kenë autizëm
7.Nuk ka ende zbulime mjekësore apo kurë për autizmin
8.Ndërhyrja cilësore e hershme tek autizmi mund të bëjë më shumë se sa të përmirësoje sjelljen, ajo mund të përmirësojë edhe funksionin e trurit
9.Edhe pse mund të mos flasin deri në moshën 4 vjeçare, kjo nuk do të thotë se fëmijët me autizëm nuk do të flasin kurrë. Hulumtimet tregojnë se shumica do të flasin, në fakt, ata do të mësojnë të përdorin fjalë dhe gati gjysma do të mësojnë të flasin rrjedhshëm
10.Megjithëse autizmi ka tendencë të jetë thuajse i përhershëm, disa fëmijë me këtë sindromë përparojnë aq shumë saqë nuk plotësojnë më kriteret diagnostike për autizëm. Cilësia e lartë e ndërhyrjes së hershme mund të jetë çelësi i suksesit
11.Shumë vëllezër e motra më të vogla të fëmijëve me autizëm manifestojnë vonesa zhvillimore, që kërkojnë ndërhyrjen e hershme
12.Studimet konfirmojnë atë që prindërit e fëmijëve autikë thonë se ndryhen nga fëmijët me autizëm: Kjo është e zakonshme dhe e frikshme por nuk vjen nga pakujdesia e prindërve
13.Acid folik duhet të merret në javët para dhe pasi një grua mbetet shtatzënë, çka mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së autizmit
14.Një nga mënyrat më të mira për të promovuar aftësitë sociale në shkolla është që t’u mësohet shokëve të klasës se si t’i gjenden afër një personi me aftësi zhvillimore të kufizuara
15.Hulumtuesit mund të zbulojnë simptomat e para të autizmit që në 6 muajt e parë të jetës – një zbulim ky që mund të çojë në ndërhyrje më të hershme për të përmirësuar rezultatet
16.Ilaçet e para për trajtimin e simptomave kryesore të autizmit janë duke treguar premisa në provat e para klinike.