30 vjeçari, futbollisti nigerian humb jetën në fushë

Futbollisti nigerian David Oniya, ndërron jetën pasi u rrëzua në mënyrë të menjëhershme në fushë në minutat e para të ndeshjes miqësore mes T-Team dhe Kelantan në Malajzi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve në medit malejziane kapiteni i ekipit T-Team, futbollisti 30 vjeçar, David Oniya është rrëzuar në fushë në minutën e tretë të ndeshjes së luajtur në qytetin Kota Bharu.

Oniya është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve ai ka humbur jetën. Pas njoftimit për vdekjen e tij ndeshja miqësore u ndërpre për 60 minuta.

Syahrizan Mohd Zain, një drejtues i lartë i klubit duke theksuar se Oniya ka humbur jetën si pasojë e krizës të zemrës ka vlerësuar se: “Për shkak se shoferi i ambulancës ishte duke ndjekur ndeshjen në tribunë, futbollisti ynë mbeti pa oksigjen gjatë këtyre minutave. Po të kishte një ndërhyrje të shpejtë ndoshta mund të kishim një situatë tjetër”

Lajme të ngjashme

Back to top button