Site icon PORTALB

Shqipëria nuk njeh kundërshtarë, e mund edhe Francën (Video)

Kaçe shënon eurogol

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të mposhtë kombëtaren e Francës, në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me rezultat 1-0.

Djelmoshat e kombëtares tonë e nisën takimin në mënyrë të shkëlqyer, me shumë raste të krijuara shënimi, ku vlen të theksohet rasti shumë i mirë i Lenjanit, që nga afërsia nuk arriti të shënoj.

Golin e fitores për kombëtaren, e shënoi Ergys Kaçe, në minutën e 43’, me një gol spektakolar  nga gjuajtja e lirë.

Fitorja e sotme është edhe historike për kombëtaren shqiptare, e cila mposht përherë të parë Francën në një ndeshje futbolli. / Portab

Exit mobile version