Site icon PORTALB

Ndalo, nuk mundem më!

Emigrantët në Maqedoni

Emigrantët në Maqedoni

Gordana Zmijanac, Ana Bitoljanu dhe Avni Tahiri ishin dëshmitar të një skenë të dhimbshme në Xhaminë e Velesit, ku një grup prej nëntë emigrantëve Sirianë dhe Afganë që çlodheshin para se të vazhdonin në rrugën që i çon në të ardhmen e errët.

Biçikleta të reja, këpucë të grisura, të sëmurë, të dobët, të trishtuar, e të dehidratuar, janë disa fjalë për të përshkruar pamjen. Mes tyre ishte një i vetëm që fliste Anglisht, ndërsa të tjerët thjesht na shikonin dhe na i tregonin këmbët e plagosura nga qindra kilometrat e kaluara në këmbë para se të arrijnë në Veles.

“Unë nuk kam nevojë as për ushqim as për veshmbathje, vetëm dua që të me lejohet udhëtim i lirë në të gjithë vendin tuaj për të kërkuar një të ardhme më të mirë nëpër vendet Evropiane. Kam udhëtuar 70 kilometra deri sa kam ardhur në kufirin e Maqedonisë. Polici na kërkoi 5 € dhe na tha se mund të kalojmë kufirin. Ne jemi 9 persona të pa fjetur, të lodhur, më shumë se një muaj në udhëtim. Pasi kaluam kufirin e kishim të patjetërsueshme të paguajmë 150 deri 200 euro për nje biçikletë që nuk kushton më shumë se 50-70 euro. Shikoni këmbët e mia si janë bërë nga udhëtimi në këmbë deri sa arritëm në vendin ku shiteshin biçikletat. Edhe unë jam prej mishi dhe gjaku dhe kam të drejtën e njerëzore për të udhëtuar lirshëm në të gjithë vendin, normalisht do të paguaj për biletë. Edhe pse unë jam në këtë situatë nuk do të dorëzohet, “inshallah” do të arrij në Gjermani.”

Ne i lamë në oborrin e Xhamisë me ndjenjën e pafuqisë dhe tingujt e lutjes “Zoti qoftë me ju”.

E dimë se nuk ishte e mjaftueshme vetëm mbështetja morale dhe kontakt numrat e “Organizatës Megjashi”, por ne besojmë se ky imazh është një nxitje e ngritjes së vetëdijes se çfarë mund të bëjmë për ta sa më shpejt që është e mundur. Është koha për veprime konkrete!

Avni Tahiri

Exit mobile version