Në dyshim neutraliteti i Komisarit Han: në lojë janë biznes-interesat?

“Pas dyshimeve se Han mban anën e Qeverisë për shkak të interesave politike, tani dalin në sipërfaqe edhe dyshimet për motivimin që nuk kanë të bëjnë shumë me interesat politike.  Percepcioni se Han ndoshta nuk është shumë neutral, nuk është vetëm spekulim medial”,deklaroi gazetari Vasko Popetreski në emisionin debativ në TV “24 Vesti”, duke u thirrur në burime diplomatike.

“Dje në Shkup, në një nga mbledhjet e rregullta koordinative të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, njëri nga përfaqësuesit shtroi pyetjen për neutralitetin e Han, më saktë për biznes interesat e tij në firmën “Novomatik”, tha Popetreski.

Në përpjekje për të sqaruar këtë çështje janë ‘nxehur’ telefonatat në relacionin Shkup-Bruksel, shkruan DW, transmeton Portalb.

Kompania austriake “Novomatik” e njohur për industrinë e lojërave, dhe e pranishme në tregun e Maqedonisë si pronare e kazinove. Përveç kësaj, ajo në mars të vitit 2014 është edhe pronare e kazinos “Flamingo Hotel” në Gjevgjeli. Menaxherët e kompanisë atëherë thanë se bëhet fjalë për investim me vlerë prej 20 milion eurove dhe paralajmëroi investime të reja. U njoftua gjithashtu se kjo kompani më herët ka investuar në Maqedoni diku rreth 40 milion euro. Mysafir në promovim ishte Niki Lauda, vozitësi legjendar i Formula 1, i cili është brend-ambasador i kompanisë “Novomatik”. Përveç kazinos “Flamingo” kjo kompani posedon edhe kazinon “Admiral” dhe “Astra” si dhe më shumë se 30 klube me lojëra të fatit në pothuajse të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Vërtetimi i fakteve- nëse ka kjo kompani ndonjë lidhje me Johanes Han, është kyçe që të largohen  dyshimet nga neutraliteti i Han dhe se ai nuk është viktimë e ndonjë interesi tjetër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button