Site icon PORTALB

Recension: Pacientët më të kënaqur në Krushevë, Kërçovë dhe Makedonski Brod

Anketat janë vegël e fuqishme për hulumtimin e mendimit publik, mirëpo, ato mund jenë edhe mënyrë për modelimin e mendimit publik. Thuhet se anketat paraqesin një vegël shumë të dobishme në politikë, mirëpo, poashtu, mund të jenë edhe vegël jashtzakonisht manipulative.

Kësaj të dytës i ngjan ky tekst gazetaresk, veçanërisht për shkak se në të nuk ka përgjigje thelbësore, nga burim i pavarur, në disa pyetje kyçe kur bëhet fjalë për raport gazetaresk për rezultatet e një ankete: Pse është bërë anketa, kush e ka bërë, a është respektuar parimi i anonimitetit të garantuar, dhe në bazë të cilës formulë është bërë mostra reprezentative e të anketuarve dhe profili i tyre a e reflekton në tërësi pasqyrën demografike (gjininë, statusin social, shpërndarjen gjeografike, përkatësinë etnike, arsimin… ) në përputhje me gjithë grupin e qëllimi nga i cili priten përgjigjet.

Ai që realizon anketë, mundet, mirëpo ka mundësi që edhe të mos u përmbahet këtyre rregullave thelbësore për realizimin e anketave. Në qoftë se nuk u përmbahet këtyre parimeve, atëherë ajo anketë nuk ka relevancë dhe nuk është përfaqësues i vërtetë i mendimit publik për një çështje të caktuar. Nëse është ashtu, gazetarët që raportojnë për anketat e këtilla, thjesht nuk munden, e të mos e vënë në pikëpyetje atë anketë.

Linku deri te artikulli origjinal: Pacientët më të kënaqur në Krushevë, Kërçovë dhe Makedonski Brod

Data dhe koha e publikimit: 04.06.2015, 14:01

Data e recensionit: 10.06.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Në rastin e tekstit gazetaresk që e recensojmë këtu, as porositësi i anketës nuk ofron përgjigje për pyetjet kyçe kur bëhet fjalë për relevancën e një ankete, e as, gazetari nuk i parashtron ato pyetje kyçe që ta kontekstualizojë vlerën e asaj ankete.

Gazetari në këtë rast, ka qenë vetëm përcjellës i paraqitjes së ministrit për shëndetësi, i cili i prezantoi rezultatet e anketës. Anketa është bërë nga institucioni i njëjtë që e prezantoi anketën.Domethënë ministria kompetente, ka realizuar anketë për kualitetin e shërbimeve shëndetësore në institucionet e saj.

Kjo menjëherë e vë në pikëpyetje relevancën e anketës për shkak se në këtë mënyrë ajo i nënshtrohet rrezikut që të jetë e anshme. Përveç kësaj, nga rezultatet e prezantuara, dominojnë ato që janë të favorshme, janë kontekstualizuar mendimet negative dhe janë dhënë rezultatet ekstreme – të mira ose të këqia, e në anketat shumë përgjigje në pyetje shumë të rëndësishme në gjenden në mes të këtyre dy skajshmërive.

Gazetari, kjo është e qartë nga teksti, nuk i ka parashtruar pyetjet kyçe dhe publiku, në fakt, është vënë në pozitë që ta pranojë manipulimin në titull se pacientët janë të kënaqur nga sistemi shëndetësor.

Mirëpo, a beson akoma dikush në këtë. Dhe pse disi kam përshtypjen sikur ka filluar fushata për zgjedhjet që do të mbahen në prill të vitit 2016?

Exit mobile version