Site icon PORTALB

Kasami afër marrëveshjes me Interin

Pajtim Kasami

Pajtim Kasami

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Struga, Pajtim Kasami, është shumë afër të firmos kontratë me skuadrën e Interit, njofton “gazzetta.it”.

“Mesfushori shqiptarë që është anëtar edhe i reprezentacionit të Zvicrës, Pajtim Kasami, që sapo ka fituar titullin me Olympiacosin e Greqisë, është në prag të nënshkrimit të një kontrate të hershme me Interin. Mundësitë janë që atë ta shohim edicionin e ardhshëm me fanellën e Interit. Kasami ka pasur një aventurë në Itali me të rinjtë e Lazios dhe ekipin e parë të Palermos”, shkruan “gazzetta.it.

Nëse arrhet kjo marëveshje atëherë Kasami do të jetë së bashku me Xherdan Shaqirin, me të cilin jan miq shumë të mirë dhe luajnë së bashku edhe në kombëtaren e Zvicrës.

Strugani Kasami, me Olympiacosin ka kontratë deri në qershor të vitit 2018. Ai me skuadrën greke u bashkua verën e vitit të kaluar nga skuadra angleze Fulham.

Exit mobile version