Site icon PORTALB

Një i lënduar nga shpërthimi në Shtërpcë

Në Shtërpcë ka ndodhur sot një eksplodim, me ç’rast është lënduar një person

Në Shtërpcë ka ndodhur sot një eksplodim, me ç’rast është lënduar një person

Në Shtërpcë ka ndodhur sot një eksplodim, me ç’rast është lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një rrugicë afër Stacionit Policor.

“Ka ndodhur një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, një shpërthim, me ç’rast një person, i cili ka qenë në atë moment duke dalë nga një kafeteri, është lënduar në këmbë. I njëjti është dërguar për mjekim në Graçanicë, e më pas në Mitrovicë. Ka edhe dëme të tjera anësore. Janë dëmtuar disa dritare dhe fasada e Stacionit Policor”.

“Policia ka pistën e hetimeve, kemi një person të dyshuar, i cili është në kërkim nga policia. Shkaku apo motivi i këtij rasti mund të jetë se i njëjti person rreth orës 2 ka pasur një problem me policinë, të cilit i janë konfiskuar tabelat dhe dyshojmë që ky është personi i dyshuar për rastin në fjalë”, ka deklaruar Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version