Një person është ekzekutuar me snajper brenda banesës së tij në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë kalas “Rozafa”, mbrëmjen e së enjtes.
Viktima është shtetasi Xhabir Shega, 51 vjeç dhe ngjarja sipas policisë dyshohet të ketë motive hakmarrje.
Viktima ndodhje në oborrin e shtëpisë kur është qëlluar me një plumb në gjoks me armë zjarri, snajper, nga një distance e largët, mendohet nga muret e kalas “Rozafa”.
Si pasojë e plagës së rëndë 51-vjeçari ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ndaj shtetasit Xhabir Shega është organizuar dhe një atentat një vit më parë i po kësaj natyre, duke u qëlluar me snajper në afërsi të banesë, por që arriti ti shpëtojë .Gjithashtu dhe para disa muajsh, vëllai i viktimës u qëllua me breshëri plumbash duke mbetur i plagosur.
Sipas policisë, viktima ka precedentë penalë dhe dyshohet se ngjarja ka motive hakmarrje.
Për momentin ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje, ndërkohë policia është duke zhvilluar disa aksione në kodrat pranë kalas Rozafa nga ku mendohet se kanë lëvizur autorët e ngjarjes./Top Channel