Sot fillojnë Lojërat Olimpike Evropiane Baku 2015

Azerbajxhani nga sot e deri më 28 qershor do të jetë mikpritës i më shumë se gjashtë mijë sportistëve nga 49 vende të cilët do të konkurrojnë në 20 kategori.

Në mesin e 49 shteteve pjesëmarrëse të kësaj ngjarje prestigjioze është edhe Maqedonia.

Cekim, Maqedoninë në Lojërat e para Evropiane do ta përfaqësojnë 45 sportist në mesin e tyre mundësi i KM Liria, Jasin Rexhallari dhe atletet Drita Islami, Valbona Selimi dhe Sermedie Latifova. Gjithashtu në Baku Maqedonia do të marrin pjesë edhe në sportin e notit, pastaj në gjimnastikë, qitje, sambo dhe xhudo. Në ndërkohë, nga kryetari i KOM, Vasill Tupurkovski bëri të ditur se ai i cili do të fitojë medaljen e arrit në Baku do të shpërblehet me 4 mijë euro, teksa për medaljen e argjendit 2.500 dhe për bronzin 1.500 euro. Shpërblime financiare do të ketë edhe për ata sportist të cilët arrijnë plasman të lartë në Baku, ndërsa nga ky shpërblim janë përjashtuar atletika (merr pjesë Liga e tretë) dhe sportistet e reja (not).

Tashmë në Baku gjithçka është gati për fillimin e Lojërave Olimpike Evropiane, dhe se më kohë është ndërtuar e gjithë infrastruktura e nevojshme, stadiumet janë modernizuar, kështu që kryeqyteti i Azerbajxhanit është i gatshëm për të fillimin e garave në 20 disiplina, ku do të garojnë më shumë së gjashtë mijë sportistë në këtë garë prestigjioze.

Hapja solemne e Lojërave Olimpike Evropiane, do të bëhet sot, ndërsa ceremonia e hapjes do të udhëhiqet nga skenaristi grek, Dimitris Papaioannou i cili ka punuar edhe në skenografinë gjatë Olimpiadës së Verës 2004 në Athinë.

Kurse, ceremonia e mbylljes do të mbahet më 28 qershor në stadiumin Kombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button