Tre hapa për qerpikë magjepsës

Ka një arsye se përse yjet vendosin qerpikë fals në daljet e tyre televizive apo në ngjarje të rëndësishme: i bëjnë të duken më magjepsëse.

Megjithatë ka disa ‘dhimbje’ të vogla në vendosjen e tyre dhe nuk mungon ndjesia e një rrjete merimange të ngecur në fytyrë.

Për fat të mirë ju mund të përdorni rimelin për të minimizuar gabimet e qerpikëve fals në këto 3 hapa të thjeshtë:

1- Investoni në blerjen e një kthyesi të mirë qerpikësh dhe kthejini përpara se të aplikoni rimelin tuaj. Kthyesja e qerpikëve i jep formë dhe i bën të qëndrojnë ashtu duke ju ndihmuar të keni qerpikë më të gjatë dhe të krijoni efektin e syve më të mëdhenj

2- Keni blerë një rimel të ri? Lëreni atë hapur për një minutë përpara përdorimit, shkruan Anabel. Kjo e thanë pak bojën e rimelit dhe ndihmon të qëndrojë më mirë në qerpikë.

3- Përdorni një furçe grimi me kënd dhe aplikoni bojën e rimelit mbi majat e qerpikëve. Më pas me ndihmën e furçës së rimelit lyeni çdo qerpikë të mundshëm dhe krihini ata në mënyrë që të duken të ndarë nga njëri-tjetri.

Lajme të ngjashme

Back to top button