Këshilli Organizativ për Marshin Protestues ftuan Kumanovarët në protestat e 13 qershorit

Këshillit Organizativ për Marshin Protestues ftoi gjithë sektorit civil, dhe gjithë shqiptarëve të Kumanovës dhe Likovës që pa dallim ngjyrave partiake, më 13 qershor t’i bashkëngjiteni marshit protestues gjithëshqiptar me moton “PROTESTOJ SHQIP”.

Marshi do të niset nga lagjja e Çairit në Shkup, ndërsa destinacioni i fundit është Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ku do të lexohen mesazhet e protestës dhe do të mbahen fjalimet e rastit.

“Shqiptarët e Kumanovës dhe të Komunës së Likovës vazhdimisht kanë qenë të shtypur, të nënçmuar, të varfëruar dhe të diskriminuar nga pushteti dhe çdoherë kanë qenë të anashkaluar dhe të diskriminuar edhe nga partitë shqiptare që na kanë përfaqësuar në pushtet”, thonë organizatorët.
Si rezultat i të gjitha dështimeve të këtij pushteti kërkesat e këtij marshi protestues janë:

• Do të kërkojmë ndriçimin e plotë të rastit të Lagjes së Trimave në Kumanovë, përgjegjësinë e autorëve dhe organizatorëve të atij skenari dhe zgjidhjen urgjente të dëmtimeve të vendbanimeve shqiptare të shkatërruara padrejtësisht;

• Do të kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Gruevski & Ahmeti, sepse kjo qeveri e ka partizuar shtetin, i ka keqpërdorë institucionet, ka dështuar në rrugën e integrimit dhe në thelb është antishqiptare;

• Do të kërkojmë që z. Zaev t’i publikojë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me të vërtetat shqiptare, e veçmas ato që kanë të bëjnë rastet e montuara, siç është “Monstra” , ndryshe do ta konsiderojmë pjesëmarrës në fshehjen e krimeve;

• Do të kërkojmë marrëveshje të re për Maqedoninë si shtet i përbashkët konsensual i shqiptarëve dhe maqedonasve

• Do të këkojmë që të përfshirët në rastin e “Sopotit” të shpallen menjëherë të pafajshëm.

Për arsyet e lartpërmendura dhe shumë arsye të tjera, ju bëjmë ftesë të gjithë shqiptarëve të Kumanovës dhe Komunës së Likovës që t’i bashkëngjiten këtij marshi protestues, të bashkuar ta ndryshojmë ardhmërinë tonë dhe të pasardhësve tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button