Recension: Në testimin ekstern ka pasur edhe pyetje të panjohura thonë nxënësit, testimi realizohet ditën e dytë

Bëhet fjalë për kontribut i cili e informon sipërfaqësisht opinionin për atë se si është duke u zhvilluar testimi ekstern. Në të nuk thuhet se në teste ka pasur gabime përmbajtësore, pyetje të çuditshme, dhe përgjigje të pasakta, por vetëm sipërfaqësisht thuhet se disa pyetje kanë qenë të panjohura dhe se janë paraqitur probleme të vogla të natyrës teknike.

ALFA TV - http___www.alfa.mk_News.aspx_ID=94591#.VXBvVs-qqkpLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Në testimin ekstern ka pasur edhe pyetje të panjohura thonë nxënësit, testimi realizohet ditën e dytë

Data dhe koha e publikimit: 03.06.2015, 20:51

Data e recensionit: 05.06.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

GJITHÇKA KA QENË “E LËMUAR”!

Artikulli shfrytëzon burime precize të informatave dhe fakte të vërteta, mirëpo nuk është i plotë. Ai vetëm në shikim të parë i ka përfshirë të dyja anët e tregimit, e në fakt, është i njëanshëm.

Në fakt, konstatimi i dhënë në fjalinë e parë të kontributit:

“Testimi ekstern që është duke u zhvilluar tashmë në ditën e dytë për nxënësite prej klasës së katërt deri në vitin e tretë të shkollës së mesme, realizohet pa probleme…”

është nxjerrë nga deklarata e drejtoreshës së një gjimnazi të Shkupit. Dhe problemi qëndron në atë se qëndrimi i saj përgjithësohet, me ç’rast përdorеt formulimi “thonë drejtorët e shkollave të cilët i kontaktoi Alfa”. Qasja e këtillë i jep një ton manipulativ artikullit, duke pasur parasysh se në të nuk ka deklaratë nga ndonjë drejtor tjetër.

Më poshtë në kontribut, është dhënë një anketë me nxënësit e disa prej tyre ankohen se një pjesë e pyetjeve kanë qenë të panjohura. Edhe pse kjo poentë është futur edhe në titull, i cili megjithatë, thekson se ka pasur disa probleme me testimin (që është korrekte), në pjesën autoriale të artikullit, kjo margjinalizohet. E potencohet fakti se për пshumicën e nxënësve pyetjet kanë qenë të qarta dhe tata kanë arritur testin ta përfundojnë për 20 minuta. Që shkon në vijën e krijimit të perceptimit se gjithçka ka qenë “e lëmuar”.

 

E PYETJE TË ÇUDITSHME – HUTUESE, NUK KА PASUR?

Mirëpo, a është ashtu? Në një pjesë të mediave mund të shiheshin reagimet e drejtorëve, arsimtarëve, prindërve dhe të nxënësve që kanë vërejtur pyetje jologjike, gabime teknike, të shtypit dhe gramatikore në pyetjet e testimit ekstern. E njëjta u komentua edhe në rrjetet sociale.

Në testiin për arsim qytetar për klasën e nëntë, për shembull, ka pasur edhe pyetje që ka të bëjë me kontestin për emrin me Greqinë, e cila i ka befasuar edhe arsimtarët edhe prindërit:

“Kontesti për emrin me Greqinë me përfshirje të palës së tretë mund të zgjidhet me:

а) diplomaci

b) kompromis

c) marrëveshje”

Mirëpo, në materialin që e recensojmë aspak nuk përmenden pyetjet e këtilla hutuese, kështu që shikuesit nuk mund ta fitojnë pasqyrën e vërtetë për realizimin e sivjemë të kontrollimit të njohurive të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Ai përcjell një informatë gjysmake, të zgjedhur me kujdes që të lihet përshtypje të publiku se testimi ekstern ka kaluar në mënyrën më të mirë, me disa probleme të papërfillshme beninje.

Qasje joprofesionale që është në kundërshtim me udhëzimet kryesor të Kodit të gazetarëve (preambulës dhe amandamentit të parë), ku është theksuar se gazetari nuk do të fshehë të dhëna thelbësore dhe do të insistojë që ta parandalojë shtrembërimin e lajmeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button