Site icon PORTALB

Dy milionë euro për automjete të reja të Qeverisë!

Vetura të parkuara

Vetura të parkuara

Qeveria do të blejë automjete të reja. Kontratës për lizingun operativ i kalon afati në gusht, dhe për atë shkak shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta bëri ofertë për një marrëveshje të re, transmeton A1on.

Për shkak se kontrata e lizingut operativ shpejt do të përfundojë, dyzet Volkswagen Pasatët nuk do të përdoren më.

Për blerje të dyzet veturave të rreja me lizing operativ, shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta llogarit se janë të duhura 112,576,272 denarë, ose 1,830,508 euro pa TVSH.

Përderisa i shtohet çmimit të parashikuar tatimi prej 18%, atëherë shuma bëhet më e madhe se 2 milionë euro.

Exit mobile version