Vendimi i CAS për Serbi – Shqipëri me 10 korrik

Federata e Futbollit të Shqipërisë, me anë të një njoftimi të shkurtër ka treguar se CAS ka vendosur që sërish të shtyhet vendimi për ndeshjen Serbi Shqipëri. “CAS me anë të një letre zyrtare e ka shtyrë sërish vendimin e rëndësishëm për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur më 14 tetor 2014.

Vendimi pritej të zbardhej sot, tani do të presim zbardhjen në datën 10 korrik 2015”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. Ndryshe, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e cila është shkalla e fundit e ankesave, duhej që vendimin për ndeshjen në fjalë ta sjell sot (e premte) një dita para ndeshjes Francë – Shqipëri. Kujtojmë, ndeshja në Beograd ishte ndërprerë në minutën e 41 pas hyrjes së dronit në fushë dhe dhunës ndaj lojtarëve të Shqipërisë, ndërsa pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, Komisioni i Disiplinës në UEFA dënoi të dy kombëtaret. Shqipëria u dënua me humbje ndaj Serbisë me rezultatin 3-0 në tavolinë për shkak se nuk u kthye në fushë si dhe gjobë prej 100 mijë eurove.

Të njëjtën gjobë e mori edhe Serbia, ndërsa ata u dënuan edhe me dy ndeshje pa tifoz dhe heqjen e tre pikëve të mara në tavolinë. Tani kur të dyja përfaqësuesve ankesat iu hodhën poshtë nga Apeli, ata janë ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Lajme të ngjashme

Back to top button