Mavraj në gjendje të vështirë lëshon spitalin

Mërgim Mavraj dje i është nënshtruar operimit të paralajmëruar ditë më parë. Mbrojtësi kosovar është parë duke u larguar nga klinika “Media Park” në Koln. Fotografitë e para të publikuara në mediat gjermane duken se janë shqetësuese për gjendjen e kosovarit. Mavraj mezi arrinte të ecte me paterica.

Mësohet se ky lëndim do ta lë gjatë jashtë fushave dhe se rikthimi i tij në fushë në fillimin e edicionit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë.

Ky lëndim ka gjasa të mëdha që ta lë kosovarin jashtë fushës edhe për ndeshjen historike ndaj Serbisë në fanelën e Kombëtares Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button