Site icon PORTALB

Vendoset linjë e rregullt ajrore Ohër-­Londër

Aeroplani i parë i aviokompanisë me buxhet të ulët “Wizzair” me 133 udhëtarë nga Londra dje pasdite ateroi në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali”. Bëhet fjalë për linjë ajrore të subvencionuar nga komuna e Ohrit dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, që përmes biletave të lira të tërhiqen turistë nga Britania e Madhe.

Zoran Kërstevski, drejtor i “TAV Maqedoni” kompania që menaxhon me aeroportet e Maqedonisë, shprehu bindje se linja e rregullt për në Londër do të thotë zgjerim i ofertës turistike të Ohrit dhe të Maqedonisë para tregut të madh britanik, duke marrë parasysh se anglezët janë popull turistik që dëshiron të pushtojnë destinacione të reja.

Exit mobile version