Site icon PORTALB

Miratohen ndryshimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë në pjesën e pasdites të mbledhjes së 53­-të i votoi ndryshimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar, me të cilat mundësohet zbatimi i marrëveshjes nga negociatat ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Sindikatës së të punësuarve në arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK).

Me ligjet rregullohet që mos të zbatohet rritja ose ulja e rrogave të mësimdhënësve në pajtim me raportin e publikuar me rezultate nga kontrollimi i zbatuar ekstern i arritjeve në suksesin e nxënësve për vitin mësimor 2013/2014.

Kuvendi parprakisht e miratoi Ligjin për detyrim të RM­-së te Banka pë zhvillim pranë Këshillit të Evropës, që është kusht për kontraktimin e Marrëveshjes kornizë për kredi për financimin e Projektit për ndërtimin dhe modernizimin e qendrës klinike Nëna Terezë në Shkup dhe Spitalit rajonal klinik në Shtip.

Kredia është në vlerë prej 97 milionë eurove, em afat pagese për më së shumti 20 vite, me grejs periudhë prej 5 viteve. Transha e parë duhet të tërhiqet në afat prej 12 muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes kornizë për kredi dhe nuk duhet të tejkalohet 50 për qind nga shuma e përgjithshme e kredisë.

Exit mobile version