Një hoxhë i njohur nga Tirana, Ahmed Kalaja ka lëshuar kritika të ashpërta nga xhamia ku ligjëron drejtim të debateve që po zhvillohen në Maqedoni për ndalimin e ezanit nga minaret e xhamive, duke shprehur shqetësimin për këto debate që po zhvillohen në këtë kohë të demokracisë hap ky që nuk është bërë as në kohën e komunizmit.
Ai drejton akuza edhe për ndarjet dhe përçarjet e faktorit shqiptarë në Maqedoni.
Ai në këtë fjalim të shkurtër numëron të gjitha padrejtësitë që maqedonasit po bëjnë kundër shqiptarëve, duke filluar nga uzurpimi i trojeve shqiptare dhe përvetësimi i tyre si Maqedoni, mospranimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit, Enciklopedia e “famshme”, lojëtart adminsitrative për manipulim me zgjedhje, transmeton albtime.com.
Ai thërret për unifikim të faktorit shqiptar në Maqedoni duke këkurar nga politikanët “shqiptar me emra muslimanësh por që bëjnë punë shkijesh”.