Site icon PORTALB

Lustrohet Xhema nga Gostivari

Komisioni për lustrim

Komisioni për verifikimin e fakteve e lustroi edhe ish inspektorin kryesor të DSK-së në Gostivar, tashmë i pensionuar Xhemo Jashari.

 Në dosjen e tij midis tjerash shkruan se ai ka dhënë urdhra për ndjekjen e bashkëqytetarëve dhe telefonave të shtëpisë, ndërsa lustratorët kanë zbuluar edhe dokumente ku ai ka kryer zëvendësimin e pesë arsimtarëve.
Përveç Jasharit, është lustruar edhe kolegu i tij nga Dibra, Aqif Durakoski, i cili sipas dokumenteve të publikuara në portalin e Komisionit, e ka ditur thuasje gjithçka që ka ndodhur në qytet. Është lustruar edhe Taip Emini, ish drejtor i shkollës së Tetovës “Vëllezërit Migjeni”, i cili DSK-së i ka dhënë informacione për persona që kanë ndjekur në linja të nacionalizmit shqiptar.
Exit mobile version