Site icon PORTALB

Mehmeti: BDI paguan një kosto shumë të lartë duke qeverisur me Gruevskin

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti është takuar me Ambasadoren e Republikës se Francës ne Maqedoni,. Laurence Auer, me te cilën biseduam lidhur me situatën aktuale politike dhe te sigurisë ne vend.

“Ambasadores Auer i kam parashtruar shqetësimin tim te madh për krizën e thelle politike dhe mosfunksionimin e institucioneve demokratike, pasojat e te cilave sot i ndjen çdo qytetar.

Si përfaqësuese e shqiptareve, kam shpjeguar se Marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatimin e duhur nga ana e institucioneve dhe se tendencat për ta suprimuar atë janë, për fat te keq, te përditshme dhe te vazhdueshme.

Gjithashtu shpreha bindjen time se Maqedonia duhet qe urgjentisht te rikthehet ne rrugën e integrimit euro-atlantik, dhe përshëndeta lehtësimin qe komuniteti ndërkombëtar po bën ne dialogun e liderëve qe vazhdon sot ne Bruksel, si mënyrë e vetme për te negociuar tranzicionin paqësor te pushtetit.

Ambasadores Auer i shpjegova se BDI është duke paguar një kosto shume te larte për te menaxhuar me një qeverisje te keqe te imponuar nga Gruevski, por se ne jemi te vendosur te ngelim një partner i secilës nisme për ta rikthyer Maqedoninë ne rrugën e demokracisë, bashkëjetesës etnike dhe shanseve te barabarta për zhvillim për te gjithë”, deklaroi Mehmeti.

Exit mobile version